Telegrafi

Chelsea nuk është gati të paguajë shifrën e kërkuar për Sanchon

Klubi londinez, Chelsea e do yllin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho, por jo me çdo çmim.

Londinezët janë të interesuar të përforcojnë skuadrën e tyre në afatin e janarit pas heqjes së embargos së transferimeve nga FIFA.

Rezultatet në rënie në muajin e fundit kanë parë nevojën e Frank Lampard për të përforcuar më shumë skuadrën drejt objektivave.

Lexo po ashtu Dortmundi i thotë Chelseat: Sancho kushton 120 milionë euro

Njëri nga emrat më të përfolur padyshim se është ylli anglez i Dortmundit, Sancho, i cili do të tentohet të transferohet, por jo me çdo çmim.

Sipas mediumit anglez Express Sport, kërkesa e Dortmundit prej 100 milionë funtesh apo rreth 120 milionë eurosh për Sanchon nuk do të përmbushet nga Chelsea.

Së bashku me Sanchon, Chelsea gjithashtu raportohet se po mban shënime edhe për Wilfried Zaha dhe Timo Werner. /Telegrafi/