Chelsea i ka ofruar Evertonit për Romelu Lukaku, aq sa i ka ofruar Manchester United, një shumë prej 75 milionë funte (85 milionë euro).
Belgu flitet se ka marrëveshje me klubin e United, ndërsa Evertoni ende nuk e ka pranuar ofertën.
Manchester United e nisi javën duke bërë zyrtarisht ofertën karshi Everton, ndërsa në mbrëmjen e së premtes erdhi edhe oferta e Chelsea, e ngjashme me atë të “djajve”.
Tani i takon lojtarit të vendosë, teksa flitet se menaxheri i tij Mino Raiola po e shtyn drejt Manchester United, si bëri në sezonin e kaluar me Paul Pogba, Henrikh Mkhitaryan dhe Zlatan Ibrahimovic.
Lukaku ka shënuar 68 gola në karrierën e tij me fanellën e Everton, më shumë se çdo lojtar tjetër i klubit në histori.
Ai ka shënuar 10 ose më shumë gola në pesë kampionatet e fundit në Angli.
Belgu e ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Evertoni për të luajtur në Ligëne Kampioënve.
Tani që Chelsea dhe United kanë bërë një ofertë të ngjashme, javën e ardhshme i takon lojtarit të vendosë se ku do të vazhdojë karrierën. /Telegrafi/