Mason Mount duket se do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.
Mesfushori anglez ka kontratë me klubin londinez deri në verën e vitit 2024 dhe nuk ka pranuar rinovimin.
Chelsea i ka ofruar disa oferta Mountit, por lojtari ende nuk është bindur për të vazhduar kontratën e tij.
Autori i tre golave e tre asistimeve këtë sezon në Ligën Premier ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të mëdha evropiane që duan transferimin e tij.
Bayern Munich, Manchester City, Liverpool dhe Newcastle United janë skuadrat më të interesuara për transferimin e reprezentuesit anglez.
The Athletic ka raportuar se Chelsea do ta nxjerr në shitje Mountin në afatin kalimtar veror pasi nuk duan t’iu ikë ai në verën e vitit 2024 si futbollist i lirë.
Madje raportohet se londinezët i kanë njoftuar skuadrat e interesuara se duhet të paguajnë 80 milionë euro për ta lënë të lirë xhevahirin e tyre. /Telegrafi/