Nathan Ake mund të rikthehet te Chelsea pas pesë viteve që u largua nga Stamford Bridges.
Qendërmbrojtësi holandez iu bashkua londinezëve në vitin 2011 si 16 vjeçar, por kaloi shumë kohë i huauzar tek skuadrat si Reading, Watford e Bournemouth.
Gjithsesi në vitin 2020 Ake iu bashkua Manchester Cityt nga Bournemouth, por nuk është se ka luajtur shumë nën urdhrat e Pep Guardiolës.
Chelsea tani është e vendosur ta rikthejë holandezin në Stamford Bridges pasi dështuan për t’i siguruar shërbimet e Matthijs de Ligt.
The Times ka raportuar se londinezët tanimë kanë bërë gati ofertën në drejtim të Cityt e cila është 53 milionë euro.
Kjo shumë duket se ka kënaqur drejtuesit e kampionit në fuqi të Anglisë që janë të gatshëm ta pranojnë ofertën dhe ta lejojnë Aken të rikthehet në Stamford Bridges.
27-vjeçari ka biseduar tanimë me Thomas Tuchel dhe i ka treguar gatishmërinë për tu rikthyer në Londër dhe të luaj me Chelsena, ku kësaj radhe e pret një rol shumë i rëndësishëm në skuadër. /Telegrafi/