Chelsea nuk e ka ndërmend të dorëzohet për transferimin e mesfushorit belg, Radja Nainggolan.
Ish-kampionët e Anglisë kanë dërguar fillimisht një ofertë prej 33 milionë euro në drejtim të Romës, por ajo ofertë u refuzua.
Tani me insistimin e Antonio Contes për ta pasur në skuadër, Chelsea ka ngritur dukshëm ofertën e tyre.
Sipas medieve italiane londinezët kanë ofruar 42 milionë euro në drejtim të Romës për Nainggolanin.
Vështirë se Roma do ta lë të largohet belgun i cili kishte një stinor të jashtëzakonshëm me fanellën verdh e kuqe. /Telegrafi/