Telegrafi

Chelsea nënshtron Watfordin dhe bën një hap të madh drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve

Gonzalo Higuain duke festuar me bashkëlojtarët (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka arritur fitore të rëndësishme në ndeshjen e parafundit sezonale në Ligën Premier duke e mposhtur Watfordin në Stamford Bridge me rezultat 3-0.

Rrjetat heshtën në fraksionin e parë të lojës, mirëpo Blutë shënuan tri herë në pjesën e dytë.

Ruben Loftus-Cheek e zhbllokoi rezultatin me të filluar pjesa e dytë pas asistimit nga Eden Hazard (48′). Menjëherë pas, David Luiz e dyfishoi epërsinë, ndërsa sërish asistues ishte mesfushori belg.

Momenti i golit të Ruben Loftus-Cheek (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Gola e tretë që e vulosi fitoren e shënoi në minutën e 75-të Gonzalo Higuain, i cili u asistua nga Pedro.

Me këtë fitore, Chelsea është ngritur në vend të tretë në tabelë me 71 pikë dhe e ka në dorë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, të cilën duhet ta arrijë në xhiron e fundit.

Watfordi e ka siguruar mbijetesën dhe nuk ka ndonjë objektiv, pasi ndodhet larg zonës evropiane.

Në javën e fundit të kampionatit anglez, Blutë janë mysafirë të Leicester Cityt, kurse Watfordi është nikoqir i West Ham Unitedit. /Telegrafi/