Site icon Telegrafi

Chelsea në pritje të ofertave për Bakayokon

Chelsea thuhet se është gati të marrë në konsideratë ofertat për mesfushorin francez, Tiemoue Bakayoko.

Francezi është rikthyer në Stamford Bridge pas një sezoni të kaluar në huazim te Milani, por 24-vjeçari nuk ka arritur të impresionojë trajnerin e ri Frank Lampard.

Sipas mediumit The Telegraph, Chelsea është i gatshëm të dëgjojnë ofertat për Bakayokon dhe të lejoj largimin e tij këtë verë.

Lexo po ashtu Bakayoko i etur për t'u bashkuar me PSG-në

Mesfushori kishte lënë të kuptohet për një lëvizje ëndrrash te kampionët francezë të PSG-së më herët gjatë verës.

Pavarësisht nga interesimi i hershëm i gjigantëve evropianë, tani kuptohet që ata i kanë tërhequr dëshirën për të nënshkruar me ish-lojtarin e Monacos.

Milani po monitoron ende Bakayokon, i cili bëri 42 paraqitje në Itali sezonin e kaluar, por Rossonerët do të ishin të gatshëm ta merrnin përsëri me huazim.

Blutë do të ishin të kënaqur ta largonin lojtarin për një shifër rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version