Mediat e huaja kanë zbuluar se Chelsea është në kontakt me sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.
Lewandowski ka shkëlqyer që nga transferimi i tij te Bavarezët dhe niveli i tij ka shkuar vetëm duke u rritur.
Paraqitjet e tij superiore kanë bërë që polaku të kërkohet me ngulm të madh nga skuadrat e mëdha evropiane nga La Liga dhe Liga Premier.
Në të vërtetë, mediumi Le 10 Sport raporton se Chelsea është përfaqësuesi i vetëm i Ligës Premier në garën për reprezentuesin e Polonisë.
Së bashku me Chelsean, edhe Real Madrid dhe PSG janë gjithashtu në kontakt me kampin e Lewandowskit, ku super-agjenti Pini Zahavi tani kontrollon gjërat.
Bayerni është i gatshëm të shesin qendërsulmuesi kësaj vere – por vetëm nëse ata mund të gjejnë një zëvendësim cilësor për të.
Nga ana e tij, Lewandowski kuptohet se favorizon një lëvizje në Real Madrid – edhe pse prania e Cristiano Ronaldos dhe planet e tij për të qenë qendërsulmuesi i tyre numër 1 nga sezoni i ardhshëm mund të pengojnë shpresat e tij.
Deri te hapja e afatit kalimtar kanë mbetur edhe rreth dy muaj dhe pritet të sqarohet gjithçka rreth të ardhmes së polakut. /Telegrafi/