Telegrafi

Chelsea në bisedime me PSG-në për Neymar, Todd Boehly drejt Parisit për negociata

(Foto: The Sun/Getty)

Chelsea është në bisedime me Paris Saint-Germainin për transferimin e Neymarit – njofton Le Parisien.

Blutë kanë shpenzuar rreth 600 milionë funte (675 milionë euro) në dy afatet e fundit kalimtare, por investimi i tyre nuk ndalet këtu.

Lexo po ashtu ‘Ka ndodhur’ – Neymar nuk e mohon incidentin në zhveshtoren e PSG-së

Sipas gazetës parisiene, transmeton The Sun, pronari i Chelseat, Todd Boehly, ka udhëtuar drejt Parisit për të biseduar me kampionin e Ligue 1 për të arritur marrëveshje.

(Foto: Getty)

Braziliani është pjesë e treshes ‘vrastare’ të sulmit të PSG-së me Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, mirëpo ekzistojnë shumë pakënaqësi brenda skuadrës.

Pas zënkave të fundit me bashkëlojtarët dhe stafin, është raportuar se klubi francez dëshiron largimin e transferimit më të shtrenjtë në histori dhe klubi anglez është gati që të ndërhyje për ta transferuar. /Telegrafi/

Lexo po ashtu PSG e do largimin e Neymarit – futbollisti më i shtrenjtë në histori pritet të nxirret në shitje në verë