Chelsea është në bisedime me Paris Saint-Germainin për transferimin e Neymarit – njofton Le Parisien.
Blutë kanë shpenzuar rreth 600 milionë funte (675 milionë euro) në dy afatet e fundit kalimtare, por investimi i tyre nuk ndalet këtu.
Sipas gazetës parisiene, transmeton The Sun, pronari i Chelseat, Todd Boehly, ka udhëtuar drejt Parisit për të biseduar me kampionin e Ligue 1 për të arritur marrëveshje.
Braziliani është pjesë e treshes ‘vrastare’ të sulmit të PSG-së me Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, mirëpo ekzistojnë shumë pakënaqësi brenda skuadrës.
Pas zënkave të fundit me bashkëlojtarët dhe stafin, është raportuar se klubi francez dëshiron largimin e transferimit më të shtrenjtë në histori dhe klubi anglez është gati që të ndërhyje për ta transferuar. /Telegrafi/