Telegrafi

Chelsea me ndëshkim të rëndë për Lukakun

Chelsea ka vendosur që të ndëshkojë rëndë Romelu Lukaku shkaku i një intervistë të bërë para disa ditësh.

Sulmuesi belg kishte thënë se ishte penduar që kishte kaluar te The Blues dhe se nuk do duhej larguar nga Interi.

Madje, Big Rom kishte thënë se tifozët e Nerazzurëve janë më të mirët në botë dhe dëshiron që sa më shpejtë të rikthehet tek ata.

Lexo po ashtu Lukaku shpërthen në intervistën e fundit ndaj Tuchel dhe Chelseat: Nuk jam i lumtur, por nuk dorëzohem – dua të kthehem te Interi

Mirëpo, sipas asaj që raporton La Reppublica, Chelsea e ka gjobitur Lukakun me 500 mijë euro shkaku i kësaj interviste.

Sulmuesi nuk do të largohet në janar, derisa në verën e këtij vitit, me gjasë blutë do ta shesin edhe pse kanë paguar 115 milionë euro në verën e vitit që lamë pas.

Kështu, Lukaku do të shpresojë rikthimin te Interi edhe pse vështirë se blutë do të marrin as edhe 100 milionë euro. /Telegrafi/