Telegrafi

Chelsea mund t’i humb shërbimet e Alonsos, futbollisti arrin marrëveshje personale me Atleticon

Marcos Alonso dhe Kepa Arrizabalaga (Foto by Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Marcos Alonso ka arritur marrëveshje personale me Atleticon Madridin në lidhje me një lëvizje gjatë afatit kalimtar të verës.

Spanjollët janë duke e kërkuar pasardhësin e të larguarit, Filipe Luis dhe tashmë si objektivin kryesor të transferimit e kanë mbrojtësin e Chelseat.

Alonso konsiderohet si një ndër lojtarët më të mirë në atë pozicion dhe është zhvilluar tejet shumë si lojtar që nga koha kur lëvizi nga Fiorentina në vitin 2016.

Marcos Alonso (Foto by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Futbollisti 28-vjeçar është i gatshëm të kthehet në kryeqytetin spanjoll dhe tani shpreson se Atletico mund të pajtohet me londinezët.

Veprimi është bërë më i komplikuar nga fakti se The Blues nuk janë të sigurt nëse do t’iu lejohet të nënshkruajnë lojtarë të rinj këtë verë.

FIFA ia ka ndaluar transferimet Chelseat gjatë dy afateve kalimtare , por shpresojnë se do të hiqet përkohësisht nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS). /Telegrafi/