Chelsea kanë qenë duke luftuar për të rizbuluar formën e tyre në disa ndeshjet e fundit dhe ata mund të jenë në një krizë edhe më të madhe, pasi Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso thuhet se janë të gatshëm të largohen në janar.
Lëndimet e mesfushorëve startues si N’Golo Kante dhe Mateo Kovacic kanë shkaktuar mjaftë luhatje në skuadrën e Thomas Tuchel, i cili mund të përballet me probleme në mbrojtje në rast se dyshja e lartpërmendur spanjolle largohet nga Blutë në janar.
Siç raportohet në mediat britanike, si Azpilicueta ashtu edhe Alonso kanë kërkuar nga agjentët e tyre që të gjejnë skuadra të reja në afatin kalimjtar dimëror, pasi kanë humbur vendin në skuadrën e parë, pas formës brilante të Reece James dhe Ben Chilwell.
Kontrata e Azpilicueta skadon në qershor
Pavarësisht se kontrata e kapitenit të Chelseat përfundon në verë, të dy palët nuk kanë arritur një marrëveshje për një rinovim të mundshëm, me Barcelonën që thuhet se është e interesuar për të marrë shërbimet e Azpilicuetas.
Pas formës së jashtëzakonshme të James, Azpilicueta nuk konsiderohet më si titullari i Chelseat në të djathtë, me Tuchel që preferon Trevoh Chalobah si qendërmbrojtësin e djathtë në treshen e tij të pasme.
Ai ka startuar në vetëm tre nga nëntë ndeshjet e fundit të Chelseat në Ligën Premier, kryesisht për të zëvendësuar lojtarët që ishin të lënduar ose që nuk kishin përgatitje të mjaftueshme fizike.
Alonso po fiton disa minuta pas lëndimit të Chilwell
Sa i përket Alonsos, mbrojtësi i majtë 30-vjeçar ishte një titullar i padiskutueshëm në gjashtë ndeshjet e para të Chelseat në Ligën Premier këtë sezon, por më pas humbi vendin e tij nga një Ben Chilwell në super formë.
Megjithatë, anglezi pësoi një lëndim të rëndë kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe Alonso aktualisht është zëvendësuesi i tij i vetëm në skuadër.
Alonso, kontrata e të cilit me Chelsean skadon në vitin 2023, po kërkon të marrë më shumë minuta për lojë diku tjetër në pjesën e dytë të sezonit në mënyrë që të konkurrojë për një vend në skuadrën e Luis Enrique për Kupën e Botës 2022. /Telegrafi/