Telegrafi

Chelsea mund të detyrohet të ‘ndryshojë emrin’ nëse largohet nga Stamford Bridge

Chelsea mund të kërkojë të ndryshojë emrin nëse largohet nga Stamford Bridge për shkak të renovimit të stadiumit të tyre.

Blutë mendohet se po kërkojnë një largim nga Bridge dhe të rindërtojnë shtëpinë e tyre në vendin ekzistues apo vetëm t’i shtojnë disa ulëse në këtë aktual.

Megjithatë, ish-pronari Roman Abramovich, por edhe tani Todd Boehly e Behdad Eghbali janë përballur me probleme për realizimin e planeve.

Lexo po ashtu Del në pah arsyeja se përse Zidane do ta refuzonte menjëherë Chelsean

Sipas The Sun, klubi gjendet në një situatë unike pasi Stamford Bridge është në pronësi të mijëra tifozëve në aksione.

Chelsea Pitch Oëners PLC (CPO) ka një fjalë të madhe nëse skuadra mund të lëvizë dhe të vazhdojë me emrin e tyre historik.

Për të vazhduar nën ‘Chelsea’, grupi duhet të miratojë lëvizjen nga Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Gjashtë trajnerë që mund të drejtojnë Chelsean, pas shkarkimit të Graham Potter - secili më i mirë se tjetri

Për më tepër, CPO zotëron gjithashtu pronësinë në tokë dhe pronarët aktualë do të duhet ta fitojnë atë jashtë grupit për t’i lejuar ata të kenë kontrollin e stadiumit.

Por, procesi mund t’i japë Boehlyt një dhimbje koke nëse përpjekjet e Abramovichit janë diçka për t’u bërë. Miliarderi rus u përpoq të blinte tokën në vitin 2012, por aksionarët e CPO e refuzuan ofertën.

Lexo po ashtu Chelsea shmang tarifën e rekordit botëror pas shkarkimit të Graham Potter, ndërsa Todd Boehly nuk do të paguajë mbi 50 milionë euro

Ideja për t’u larguar nga Stamford Bridge, e cila ka qenë shtëpia e Chelseat që nga viti 1905, ka ndarë bazën e tifozëve, me disa që duan të qëndrojnë në stadiumin aktual, ndërsa të tjerët duan një modern.

Situata e stadiumit të Chelseat vazhdon të zhurmojë në prapavijë, me klubin që po shfaq një sezon të vështirë. /Telegrafi/