Chelsea është aktualisht i dënuar me dy afate mostransferime të lojtarëve nga FIFA, por nëse ajo hiqet në këtë verë, do të tentojnë t’i bëjnë disa transferime.
Tashmë është bërë e ditur nga Eden Hazard se dëshiron të largohet nga skuadra londineze për të kaluar te Real Madridi, andaj ‘The Blues’ janë duke e kërkuar zëvendësuesin e tij.
Ginaluca Di Marzio raporton se nëse Chelsea arrin ta rrëzojë vendimin e FIFA-s në CAS (Gjykatën e Arbitrazhit të Futbollit), atëherë do të tentojnë ta transferojë Philippe Coutinhon nga Barcelona.
Sulmuesi brazilian nuk është i pëlqyer më në Camp Nou, andaj katalunasit janë duke shpresuar që t’i marrin së paku 120 milionë euro nga shitja e tij.
Chelsea do të mundohet ta transferojë Coutinhon qysh në këtë verë, nëse largohet dënimi nga FIFA, pasi e shohin si zëvendësuesin ideal të Hazardit.
Barcelona është shumë afër që ta transferojë Antoine Griezmannin, i cili ka bërë të ditur se do të largohet nga Atletico Madridi, andaj katalunasit do ta shesin brazilianin për të krijuar fonde në transferimin e francezit. /Telegrafi/