Michy Batshuayi është huazuar nga Chelsea te Valencia për një stinor.
Klubi spanjoll ka të drejtën e blerjes së lojtarit, por duket se këtë të drejtë nuk do ta shfrytëzojë.
Kësisoj po mendon të ndërhyjë Milani për ta transferuar belgun në San Siro.
Kuqezinjtë kanë kërkuar informacione nga Chelsea për sulmuesin nëse ka një klauzolë që mund ta largojë atë nga Valencia.
Në rast se klubi spanjoll nuk ushtron drejtën e blerjes së lojtarit deri më 31 dhjetor, atëherë Chelsea mund ta ndërpresë huazimin.
Rossonerët kanë kërkuar nga Chelsea huazimin e lojtarit me të drejtë blerje në fund të stinorit për 30 milionë euro.
Pasi marrëveshja me klubin anglez duket afër, Rossonerët do të fillojnë kontaktet me lojtarin për ta bindur atë t’i bashkohet atyre në janar.
Në 20 ndeshje me Valencian këtë edicion, Batshuayi ka arritur të shënoj vetëm tre gola. /Telegrafi/