Telegrafi

Chelsea mund ta financojë transferimin e Jules Kounde me shitjen e gjashtë lojtarëve

(Foto: Instagram/jkeey4)

Chelsea është duke i vazhduar bisedimet me Sevillan për transferimin e qendërmbrojtësit në Jules Kounde në Stamford Bridge.

22-vjeçari është shënjestër serioze për ekipin e Thomas Tuchel, i cili planifikon ta përforcojë fazën defensive.

Mirëpo, Blutë kanë shpenzuar 97.5 milionë funte (115 milionë euro) për kthimin e Romelu Lukakut në Londër, ashtu që duhet të shesin lojtarë për transferimin e mbrojtësit francez.

(Foto: Instagram/jkeey4)

Sipas Transfermarkt, kampioni i Ligës së Kampionëve mund të përfitojë rreth 88 milionë funte (103 milionë euro) me shitjen e gjashtë lojtarëve.

Lexo po ashtu Chelsea rifillon kontaktet me Sevillën për Kounden

Kurt Zouma (29 milionë funte), Ross Barkley (18 milionë funte), Tiemoue Bakayoko (18 milionë funte), Emerson Palmieri (13 milionë funte), Davide Zappacosta (shtatë milionë funte), Danny Drinkwater (tre milionë funte). /Telegrafi/

(Foto: Instagram/jkeey4)