Virgil Van Dijk duket se ka mësuar skuadrën e tij të re.
Mbrojtësi fantastik holandez, është duke kaluar momentet më të mira në karrierën e tij me Southamptonin.
Kësisoj pas paraqitjeve të mira vlera e tij është rritur ndjeshëm në tregun e transferimeve.
Por duket se skuadra e Chelseat është ajo që ka fituar garën për ti sguruar shërbimet e holandezit.
Mediat angleze kanë shkruar se lideri aktual i Ligës Premier, ka ofruar 40 milionë euro për Van Dijk.
Kujtojmë që për 25-vjeçarin interesim të madh ka shprehur edhe Manchester City, Liverpool dhe Manchester United. /Telegrafi/