Chelsea ka fituar derbin e javës në Angli, pasi ka triumfuar në Anfield ndaj Liverpoolit me rezultat 0-1.
Ishte një ndeshje me raste të shumta shënimi, por që në fund u vendos nga një gol i shënuar.
Chelsea shënoi në minutën e 24-të me sulmuesin gjerman Timo Werner, por që goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje nga VAR.
Por në minutën e 42-të mysafirët ndërtuan një aksion fantastik.
N’Golo Kante asistoi për mrekulli te Mason Mount i cili pasi u fut në zonë me një goditje të fuqishme realizoi për 0-1.
Me epërsinë e mysafirëve prej një goli dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve.
Liverpooli tentonte të gjente golin e barazimit në pjesën e dytë, por një gjëje të tillë nuk ia doli.
Edhe 45 minutat e fundit i takuan Chelseat me lojë që krijoi më shumë raste shënimi, por që në fund vendimtar doli të jetë goli i Mount.
Chelsea kësisoj mori tri pikë të arta nga Anfield, me një fitore që është shumë e madhe në luftë për një pozitë që i dërgon skuadrat në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri.
Londinezët tani e shohin vetën në vendin e katërt në Ligën Premier me 47 pikë të tubuara, katër më shumë se Liverpooli që mbetet në vendin e shtatë në tabelë.
Ndeshjen e ardhshme Chelsea do ta luaj në Stamford Bridges ku do të përballet me rivalin lokal të Liverpoolit, Evertonin.
Në anën tjetër kampioni në fuqi i Anglisë do të luaj përsëri në Anfield, ku pret Fulhamin. /Telegrafi/
https://twitter.com/NenyeChelsea/status/1367583238097616896?s=20