Chelsea ka fituar ndaj Nottingham Forest me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për 1/32-tën e Kupës FA dhe kanë kaluar tutje pas kësaj fitoreje.
Skuadra e Maurizio Sarrit ka kaluar në raundin e 1/16-tës në Kupën FA pas fitores së lehtë ndaj Nottinghamit.
Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me dominim të Bluve të Londrës, të cilët patën shumë raste shënimi, por pa arritur t’i konkretizojnë.
Rasti më i mirë në këta 45 minuta ishte penalltia e humbur nga Cesc Fabregas në minutën e 30-të, goditjen e të cilit e priti portieri kundërshtar.
Në pjesën e dytë, Chelsea hyri furishëm duke gjetur dy gola të shpejt dhe duke vulosur epilogun e fituesit.
Zhvillohej minuta e 49-të kur në skenë doli sulmuesi spanjolle, Alvaro Morata, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të talentit Callum Hudson-Odoi.
18-vjeçari Hudson-Odoi ishte vendimtar edhe tek goli i dytë pasi harkoi për mrekulli në minutën e 59-të te Morata, i cili shënoi për 2-0.
Deri në fund të ndeshjet, klubi londinez arriti të menaxhojë mirë rezultatin dhe të krijoj edhe disa raste, por pa arritur të thellojë epërsinë dhe në fund u kënaq me fitoren 2-0, e cila e dërgon tutje në Kupën FA. /Telegrafi/
Poor Fabregas . Not the best way to bid farewell to Chelsea pic.twitter.com/9Rj2ky3FsF
— Smith (@SMITH_S_M_) January 5, 2019
Hudson-Odoi assists Morata who gets brace. This is why Hudson-Odoi NEEDS more game-time 🙌 #CFC #CHEFOR https://t.co/2mL9foXDSS
— CFC-Blues (@CFCBlues_com) January 5, 2019
https://twitter.com/KlassyKovacic/status/1081585098204471297