Sulmuesi italian i Napolit, Lorenzo Insigne mund të kalojë në Ligën Premier pasi pëlqehet shumë nga Chelsea.
Marrëveshja aktuale e 30-vjeçarit me gjigantët italian skadon verën e ardhshme dhe i është ofruar një zgjatje.
Megjithatë, Insigne do të duhet të pranojë një ulje page për të qëndruar te Napoli dhe këtë nuk e ka bërë ende.
Situata e krijuar me kontratën ka bërë që italiani të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane që duan transferimin e tij falas në verë.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Chelsea po monitoron sulmuesin e Napolit, Insigne, dhe është gati ta transferojë në Stamford Bridge.
Insigne pëlqehet shumë edhe nga dy klubet e mëdha italiane, Interi dhe Milani. /Telegrafi/