Telegrafi

Chelsea – Middlesbrough, formacionet zyrtare

Të dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet titullare për këtë ndeshjes.

Chelsea është nikoqir i Middlesbrough në ndeshjen e vlefshme për javën e 36 në Ligën Premier.

Skuadra e Antonio Contes është afër të shpallet kampion në Ligën Premier dhe një fitore në këtë ndeshje do ta afronte shumë afër titullit.

Në anën tjetër mysafirët janë me një këmbë të rënë nga kategoria, por një fitore eventuale në këtë takim do t’ia rriste apetitet për mbijetesë./Telegrafi/

Chelsea: Courtois; Azpilicueta, Luiz, Cahill; Moses, Fabregas, Matic, Alonso; Pedro, Hazard, Costa.

Middlesbrough: Guzan; Fabio, Chambers, Gibson, Friend; De Roon, Clayton, Forshaw, Traore, Downing, Negredo.