Marash Kumbulla vazhdon të jetë një lojtar interesant për skuadrat e mëdha evropiane.
Chelsea prej kohësh e ndjek lojtarin, ndërsa së fundmi kanë filluar edhe bisedimet me Veronën për të.
Londinezët janë njoftuar nga Hellas Verona për çmimin e mbrojtësit shqiptar, pasi klubi italian kërkon 20 milionë euro për ta lënë të lirë.
Trajneri Frank Lampard e pëlqen jashtëzakonisht shumë shqiptarin, teksa është i interesuar ta përforcojë repartin e mbrojtjes.
Anotnio Rudiger e ka vendin e sigurt në qendër të mbrojtjes, ndërsa aty për një vend po luftojnë edhe Andreas Christensen, Fikayo Tomori e Kurt Zouma.
Kumbulla shihet si mbrojtës i së ardhmes dhe Chelsea synon ta transferojë atë për ta bërë partner të mbrojtjes së bashku me gjermanin Rudiger.
Gjithsesi londinezët duhet të shpejtojnë, pasi gara për mbrojtësin shqiptar është e madhe.
Inter, Lazio, Fiorentina dhe Napoli e duan në Serie A yllin shqiptar, ndërsa RB Leipzig, Borussia Dortmund e Eintracht Frankfurt në Bundesliga.
Së fundmi interesim për të kanë shfaqur edhe skuadrat tjera angleze si Tottenham Hotspur, Everton e Arsenal. /Telegrafi/