Raportimet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë me dije se Edin Dzeko ka arritur marrëveshje me Chelsean për pagën e cila do të jetë 8 milionë euro.
Blutë janë afër që të nënshkruajnë me dyshen e Giallorossëve, pasi edhe Emerson Palmieri, është në listën e tyre.
Sipas Tuttomercatoweb, dyshja do tu kushtojë anglezëve 50 milionë euro dhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusi.
Sipas kësaj faqe Dzeko ka arritur marrëveshje për pagën e cila do të jetë 8 milionë euro, pasi aktualisht përfiton 4.5 milionë euro në vit.
Sipas calciomercato.com, besohet se trajneri i Chelseat, Antonio Conte, e ka bindur boshnjakun me një telefonat.
Të dy klubet janë duke punuar që ta mbyllin marrëveshjen.
Pritet që brenda orëve në vijim të ketë zhvillime të reja, pasi Roma është e interesuar që të përfitojë para nga kjo dyshe. /Telegrafi/