Site icon Telegrafi

Chelsea merr vendim për të ardhmen e Christopher Nkunkus

Chrisotpher Nkunku nuk ka arritur të lë gjurmë deri më tani te Chelsea kur kanë kaluar një vit e gjysmë prej transferimit të tij në Stamford Bridges.

Sulmuesi francez fillimisht u përball me një lëndim të rëndë ku mbeti jashtë fushave thuajse për 10 muaj.

E tani pas rikthimit francezi nuk është një titullar i rregullt dhe ai ka kërkuar largimin nga klubi.

Lexo po ashtu Një nga penalltitë më të çuditshme të sezonit: Loja e çuditshme me dorë e Yann Songo'o, huqja e Nkunku dhe gabimi i gjyqtarit

Megjithatë te Chelsea duket se do t’ia plotësojnë dëshirën, pasi kanë marrë vendim për shitjen e Nkunkus gjatë afatit kalimtar të janarit.

Londinezët synojnë që ta largojnë Nkunkun, por me shpresë se nuk do të humbasin shumë nga 60 milionët e investuara në të.

Lexo po ashtu Chelsea e lejojn Nkunkun të largohet në janar, disa klube pas yllit francez

Mediat e ndryshme në Angli kanë raportuar se Chelsea mund ta shesë yllin e tyre mes 40-45 milionë euro, derisa PSG, Bayern Munich dhe Manchester United kanë shprehur interesim.

27-vjeçari këtë edicion në 27 ndeshje ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar katër asistime, por në total ka vetëm 1090 minuta të luajtura. /Telegrafi/

Exit mobile version