Chelsea ka kompletuar transferimin e të riut, Deivid Washington nga skuadra braziliane Santos.
Sulmuesi adoleshent ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare me klubin anglez, me opsionin edhe për një viti tjetër.
Washington mund të luajë kudo në sulm, por kryesisht vepron si sulmues qendre.
Deivid's first day at HQ! 🙌 pic.twitter.com/NDC1YyIqlf
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 24, 2023
Sulmuesi i talentuar e filloi karrierën e tij me Gremio, përpara se të kalonte te Santos në vitin 2016.
Ai tërhoqi vëmendjen kur luante në radhët e të rinjve në Santos, me golat e tij që ia dhanë ftesën për në ekipin e parë.
Washington bëri debutimin e tij për të rriturit e Santos në prill, duke hyrë si zëvendësues në Copa do Brasil, përpara se të shënonte golin e tij të parë një muaj më vonë në një fitore 3-0 në Serie A ndaj Bahia. Ai ka pesë gola në 20 paraqitje me Santosin.
Welcome to Chelsea, Deivid Washington! 🔵 pic.twitter.com/qwLuddBTK5
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 24, 2023
Chelsea thuhet se ka paguar 20 milionë euro dhe bonuse për brazilianin e ri. /Telegrafi/