Chelsea është këndellur në javën e gjashtë në Ligën Premier, pasi ka triumfuar 2-1 ndaj West Hamit.
Pjesa e parë ishte e dominuar nga Blutë, por që u mungoi efikasiteti para portës, pasi të gjitha goditjet e tyre përfunduan jashtë.
Në 45 minutat e dytë, ishte një ritëm edhe më i lartë, derisa u shënuan tre gola.
Level at the break.@WhaleFinApp | #CheWhu pic.twitter.com/DwCLt6E31Z
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 3, 2022
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, që shënuan në minutën e 62-të me anë të Michail Antonios.
Por, Chelsea u rikthye në lojë me golin Ben Chilwell (76’), me një asistim të Thiago Silvas.
Pure passion! 💙
🔵 1-1 ⚒️ [81] #CheWhu pic.twitter.com/0qC5INUgHn
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 3, 2022
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel u mundua deri në fund, dhe ia doli të përmbysë rezultatin me golin e shënuar nga Kai Havertz në minutnë e 88-të.
Pas javës së gjashtë, Chelsea ka arritur të arkëtojë dhjetë pikë dhe gjendet në vendin e pestë, ndërsa në xhiron e shtatë do ketë punë me Fulhamin. /Telegrafi/