Chelsea e ka mposhtur 2-1 Aston Villën në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier e që është fitorja e parë e tyre pas rikthimit të futbollit në Angli që ishte ndërprerë shkaku i coronavirusit.
The Blues e filluan mjaftë mirë takimin, duke bërë presion në skuadrën vendase, por ishin këta të fundit që kaluan të parët në epërsi.
Kortney Hause shënoi në minutën e 43-të për t’i dhënë skuadrës së tij një pushim të qetë në pjesën e parë.
Në të dytën, skuadra e Frank Lampard ishte edhe më kërkuese edhe ia arriti objektivit të tyre.
Christian Pulisic u inkuadrua në vend të Ruben Loftus-Cheek në minutën e 55-të, e që pesë minuta më vonë e realizoi golin e barazimit.
Dy minuta pas golit të amerikanit, Olivier Giroud (62’) e përmbysi rezultatin, për t’i dhënë kështu skuadrës londineze avantazhin.
Chelsea vazhdoi me këtë ritëm të lartë të lojës edhe në minutat e mbetur të takimit, mirëpo që rezultati mbeti i pandryshuar.
Pas javës së 30-të, Chelsea vazhdon të jetë në pozitën katërt me 51 pikë, ndërsa në xhiron e 31-të do të ketë punë me Manchester Cityn në Stamford Bridge. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1Fz_Gcp00Ts&ab_channel=jameslyFB