Site icon Telegrafi

Chelsea mendon seriozisht transferimin e Adams

Chelsea ka shprehur interesim për mesfushorin e Leeds United, Tyler Adams, sipas Fabrizio Romanos, për një lëvizje të mundshme këtë verë, pasi bisedimet për Moises Caicedon vazhdojnë të zvarriten.

Eksperti i transferimeve ka dhënë një pasqyrë se cila është situata me Adams dhe si do të ndikojë në ndjekjen e Caicedo nga skuadra londineze nëse klubi nënshkruan mesfushorin e Leeds.

“Chelsea kontaktoi me kampin e Tyler Adams për t’u informuar mbi kushtet e marrëveshjes, duke eksploruar kostot”, bëri të ditur Romano.

Lexo po ashtu Mbappe i hapur për t'iu bashkuar Chelseat

“Ai është një nga emrat që po konsiderohet pasi klauzola e lirimit prej 25 milionë euro është në dispozicion”.

“Fokusi mbetet te bisedimet e Moises Caicedo, një marrëveshje e veçantë dhe një histori e veçantë”, ka shtuar më tej ai.

Adams është kryesisht një mesfushor mbrojtës, por gjithashtu mund të luajë si mbrojtës i djathtë ose mesfushor i djathtë. Në moshën 24-vjeçare, ai tashmë është kapiteni i kombëtares amerikane dhe ka një përvojë të mjaftueshme në Ligën Premier. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=BAMUWnzXP_c&pp=ygULVHlsZXIgQWRhbXM%3D

Exit mobile version