Site icon Telegrafi

Chelsea mendon seriozisht për Lewandowskin

Chelsea është duke menduar seriozisht për sulmuesin polak të Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

Sipas The Mirror, Blutë e Lodrës kanë shpresa të mëdha që mund t’i sigurojnë shërbimet e sulmuesit polak, duke përfituar mosmarrëveshja me Bayern Munich.

Agjenti i lojtarit, Maik Berthel, kishte thënë dit ëmë parë se lojtari nuk është i lumtur, pasi që klubi dhe bashkëlojtarët nuk e ndihmuan që ta fitojë çmimin e sulmuesit më të mirë.

Chelsea dëshiron të përfitojë nga kjo dhe janë duke e shqyrtuar mundësinë për transferimin e Lewandowskit, por objektivi kryesor mbetet sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku.

Ish lojtari i Borussia Dortmundit i ka shënuar 264 në 430 ndeshje profesionale. /Telegrafi/

Exit mobile version