Site icon Telegrafi

Chelsea mendon për Pastoren

Javier Pastore do të largohet nga skuadra e tij aktuale Paris Saint Germain.

Mesfushori argjentinas nuk është i kënaqur me minutat e dhëna nga trajneri Laurent Blanc dhe ka paralajmëruar largimin.

Por e ardhmja e tij ende është në pikëpyetje pasi për të kanë shfaqur interesim disa skuadra.

Së fundmi në garë është futur edhe kampioni aktual i Anglisë, Chelsea.

Sipas medieve angleze, Chelsea është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për transferimin e Pastores në ‘Stamford Bridge’.

Gjithsesi në garë për argjentinasin mbetet edhe gjiganti italian Milan. /Telegrafi/

Exit mobile version