Skuadra e madhe angleze, Chelsea pritet të përforcohet edhe më shumë gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Prioritet për skuadrën e trajnerit Antonio Conte mbetet përforcimi i krahëve, ndërsa për këtë mbetet ganezi Andre Ayew.
Ayew iu bashkua Ligës Premier vitin e kaluar nga Olympique Marseille duke u transferuar tek Swansea.
E që në edicionin e parë ai ka shkëlqyer duke shënuar gola të rëndësishëm por edhe duke asistuar.
Për ta transferuar në ‘Stamford Bridges’, Chelsea mendon të dërgojë ofertë prej 20 milionë eurove. /Telegrafi/