Telegrafi

Chelsea, mega ofertë për Sergio Ramosin

Chelsea është duke përgatitur një mega ofertë për kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Don Balon shkruan se Chelsea është duke përgatitur një ofertë prej 63.5 milionë funtesh për Ramosin.

Mbrojtësi mund t’i bashkohet Bluve si pjesë e marrëveshjes me John Terryn, i cili duket se do të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit.

Nëse pranohet oferta e Chelseat, Ramos do të bëhet transferimi më i shtrenjt në histori të futbollit britanik, duke tejkaluar edhe Di Marian. /Telegrafi/