Site icon Telegrafi

Chelsea luan për fitore në shtëpi ndaj Aston Villas, formacionet zyrtare

Chelsea dhe Aston Villa kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Blutë janë nikoqir të Villas në takimin e vlefshëm për javën e katërt i cili pritet të zhvillohet nga ora 18:30 në Stamford Bridge.

Ekipi i Thomas Tuchel vjen në këtë ndeshje nga një formë e lartë me dy fitore dhe një barazim, teksa pret t’i rikthehet fitores dhe ta vazhdojë serinë pozitive.

Në anën tjetër, mysafirët kanë një humbje, një fitore dhe një barazim, por udhëtojnë për rezultat pozitiv në Londër.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare.

Chelsea: Mendy; Chalobah, Silva, Rudiger; Hodson-Odoi, Kovacic, Saul, Alonso; Ziyech, Lukaku, Havertz;

Aston Villa: Steer; Konsa, Mings, Tuanzebe, Cash; Ramsey, Luiz, McGinn, Targett; Watkins, Ings; 

/Telegrafi/

Exit mobile version