Kurt Zouma nuk është në planet e Chelseat dhe është afër të largohet.
Ardhja e mbrojtësit gjerman Antonio Rudiger nga Roma, ka bërë që Zouma të humbasë vendin tek Chelsea.
Mbrojtësi francez nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte i cili nuk i ka dhënë hapësira të luaj.
E ardhmja e tij do të jetë përsëri në kampionatin anglez.
Stoke City pritet të jetë skuadra e ardhshme e Zoumas, pasi është favorite për transferimin e tij.
Skuadra e Xherdan Shaqirit i ka ofruar 15 milionë funte Chelseas për yllin francez.
Gjithsesi në garë për të mbeten edhe ekipet franceze si Olympique Marseille dhe Lyon. /Telegrafi/