Site icon Telegrafi

Chelsea kthehet pas Nainggolanit, bëhen kontaktet e para  

Mesfushori belg i Romës, Radja Nainggolan është kthyer në radarin e gjigantit anglez, Chelseat.

Kampionët aktual të Ligës Premier janë në kërkim të përforcimit të skuadrës, pasi kanë mbetur mbrapa në garën për titull dhe nuk po bindin shumë në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Chelseat, Conte u nda i pakënaqur me drejtuesit e klubit, pasi sipas tij nuk mbushën pritshmëritë për të sjell emra të mëdhenj në klub dhe u nda i pakënaqur me afrimet e bëra.

Lexo po ashtu Conte dëshiron t'i shes Luizin dhe Batshuayin për të financuar tri përforcime të janarit

Kështu, Conte ka kërkuar që në këtë afat ta transferojë belgun Nainggolan, të cilin e ka kërkuar që nga koha kur ai zbarkoi në Stamboll Bridge në vitin 2016.

Nainggolan është i preferuari i Contes qe një kohë të gjatë..

Conte tashmë ka shtuar anglezin Ross Barkley në radhët e tij në mesfushë gjatë afatit kalimtar të transferimeve të dimrit, duke lidhur një marrëveshje prej 15 milionë funtesh gjatë të premtes.

Megjithatë, sipas mediumit italian Tuttomercatoëeb, edhe Nainggolan ka mundësi ideale që të bashkohet me Chelsean këtë muaj.

Lexo po ashtu Poston video kontroverse me duhan, alkool dhe sharje, Roma dënon me ndeshje dhe para Nainggolanin

Dhe kjo duket sepse lidhja midis 29-vjeçarit dhe Romës është dëmtuar, pas dënimit që i dha klubi për festën e shfrenuar të Vitit të Ri.

Këtë situata thuhet se e ka shfrytëzuar Chelsea që është kthyer në zyrat e klubit italian, duke bërë kontaktet e para. /Telegrafi/

Exit mobile version