Chelsea është favorit i madh për transferimin e anësorit të Sevillas, Vitolo.
Blutë janë gati të ofrojnë disa lojtarë për shërbimet e reprezentuesit spanjoll.
Marca shkruan se klubi andaluzian po pret një ofertë konkrete nga kampioni i Anglisë.
Kurt Zouma dhe Michy Batshuayi mund të jenë pjesë e marrëveshjes për anësorin 27 vjeçar.
Atletico po ashtu shtë lidhur shumë me një transferim të Vitolos, por nuk arriti ta sigurojë firmën e tij.
Vitolo ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh, por klubi thuhet se dëshiron ta negociojë marrëveshjen nëse në të përfshihen Zouma, Batshuayi apo ndonjë lojtar tjetër. /Telegrafi/