Chelsea po e vështron me vëmendje trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, si zëvendësim për italianin Antonio Conte.
Trajneri italian, Conte, është në ditët e fundit si trajneri i Chelseat dhe pritet t’i ndajnë rrugën në fund të sezonit.
Shumë emra të njohur trajnerësh janë folur si zëvendësim i mundshëm për italianin, duke përfshirë Luis Enriquen, Carlo Ancelottin, por edhe Laurant Blancun.
Por, sipas mediumit britanik The Mirror, trajneri i Napolit, Sarri, është kontaktuar tashmë për të qenë zëvendësues i Contes.
Blutë në vështirësi po ndjekin mundësitë e tyre për trajnerin e ri pasi thuhet se kanë vendosur për të ndarë rrugët me Conten në fund të sezonit pas vetëm dy vjetësh në krye të klubit.
Shumë i vlerësuari Sarri, një italian si Conte, është shfaqur si një konkurrent serioz pasi ka frymëzuar klubin e lindjes së tij, Napolin, për të kërcënuar dominimin e kampionëve italianë të përhershëm të Juventusit.
59-vjeçari kuptohet se ka një klauzolë lirimi prej shtatë milion funtesh, të vlefshme deri më 31 maj, në kontratën e tij. /Telegrafi/