Site icon Telegrafi

Chelsea kishte skautë në fitoren e Atalantas ndaj Liverpoolit – vëzhguan një top lojtar

Sipas Sportmediaset, Chelsea dërgoi skautë për ta vëzhguar nga afër lojën e yllit të Atalantas, Teun Koopmeiners në fitoren 3-0 të La Dea ndaj Liverpool të enjten dhe po përgatit një ofertë prej 60 milionë euro për mesfushorin holandez.

Mesfushori holandez ka qenë i lidhur me disa klube italiane dhe evropiane, duke përfshirë Juventusin, Liverpoolin, Tottenhamin dhe Manchester Unitedin, por sipas mediave italiane, blutë janë gjithashtu në garë për 26-vjeçarin që ka shënuar 13 gola në 38 paraqitje këtë sezon.

Skautët e Chelseat ndoqën Koopmeiners në aksion të enjten e kaluar në fitoren 3-0 të Atalantës ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Evropës.

Lexo po ashtu Pochetinno ia kërkon Chelseat sulmuesin e klubit nga La Liga për sezonin e ri

Kontrata e Koopmeiners në stadiumin Gewiss skadon në qershor 2027, por holandezi njoftoi në mars se ai do të largohej nga Bergamo në fund të sezonit.

Media të shumta italiane pretendojnë se Koopomeiners është objektivi kryesor i Juventusit për të forcuar mesfushën e tyre në sezonin 2024-2025.

Koopmeiners ka 27 gola dhe 12 paraqitje në 116 ndeshje me Atalantën. Gjatë pushimit ndërkombëtar në mars, Koopmeiners tha: “I thashë Atalantës se dua të largohem në verë. Sezonin e kaluar ka pasur interesim konkret nga Napoli, por të dy klubet nuk kanë arritur marrëveshje. Shpresoj se do të ketë opsione për t’u shqyrtuar këtë vit. Unë dhe e dashura ime po shijojmë Italinë, por do të duroja shiun për disa klube në Angli”.

“Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk kam asnjë lajm interesimi nga Juventusi dhe klubet e Ligës Premier. Kam lexuar edhe lajmet. Kam kaluar një kohë të mrekullueshme te Atalanta dhe shpresoj se ata do të marrin një shumë të madhe”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version