Site icon Telegrafi

Chelsea kishte refuzuar ta transferonte Firminon para se të kalonte te Hoffenheimi

Agjenti për transferimet te Chelseat, Piet de Visser pranon se ka refuzuar të nënshkruaj tashmë yllin e Liverpoolit, Roberto Firmino.

Ai konfirmon se e kishte ndjekur për së afërmi sulmuesin gjersa paraqitej tek skuadra braziliane Figueirense.

“E kam vëzhguar Firminon në Figueirense, një klub ii thjesht”, tha ai për FOX Sports duke shtuar se, “Personi që e menaxhonte atë, më tha ‘Kaq mund të pret prej tij'”.

“Dhe unë nuk e kam parë më tepër se një ndeshje, dua të jem i ndershëm në lidhje me këtë. Tani mendoj se është një sulmues fantastik, kjo është ajo që ka ndodhur ndër vite”, pohoi ai.

“Ai thjesht nuk ishte i mirë në atë kohë”, thotë De Visser, dhe më tutje deklaroi se “Ju e shihni se ka aftësi për të qenë lojtar i madh, por ai thjesht nuk i kishte ato”.

Ndryshe, 27-vjeçari më pas në vitin 2010 kaloi në radhët e skuadrës gjermane, TSG Hoffenheim. /Telegrafi/

Exit mobile version