Telegrafi

Chelsea kërkon yllin e Middlesbrough

Klubi anglez, Chelsea është duke e vëzhguar situatën e futbollistit te Middlesbrough, Ben Gibson.

Mediat angleze shkruajnë se “Blutë” e Londrës janë të interesuar për Gibsonin, i cili është një nga lojtarët më të mirë tek Middlesbrough.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka disa lojtarë në listën e tij për afatin e janarit, dhe Gibson është njëri ndër lojtarët që monitorohet nga tekniku italian.

Por siç raportojnë mediat në ishull, Middlesbrough nuk do të pranojë asnjë ofertë nën çmimin 35 milionë euro. /Telegrafi/