Chelsea do të jetë nikoqir i Rennes për takimin që zhvillohet në rrethin e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00 do të luhet në Stamford Bridge, me The Blues që cilësohen si favoritë në letër.
Për këtë takim, Frank Lampard nuk mund të llogarisë në Christian Pulisicin dhe Billy Gilmourin që janë të lënduar.
A big #UCL matchday awaits!
COME ON CHELSEA! ✊ #CHEREN pic.twitter.com/EcMfFJX5AI
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 4, 2020
Në anën tjetër, skuadra franceze do të jetë pa, Edouardo Camavoingan, Mauassa, Mbay Niang, Daniele Rugani, që janë të lënduar, derisa Tait është i infektuar me coronavirus.
Formacioni i mundshëm i Chelseat: Mendy; Azpilicueta, Zouma, Rudiger, Emerson; Kante, Jorginho; Ziyech, Mount, Hudson-Odoi; Abraham.
Formacioni i mundshëm i Rennes: Gomis; Traore, Da Silva, Aguerd; Dalbert; Bourigeaud, Nzonzi, Martin; Doku, Guirassy, Terrier. /Telegrafi/