Site icon Telegrafi

Chelsea kërkon gjysmëfinalen e EFL Cup ndaj Brentfordit – formacionet zyrtare

Chelsea është mysafir i Brentfordit në Brentford Community Stadium, ku zhvillohet ndeshja çerekfinale e EFL Cup.

Pas dy barazimeve radhazi, Blutë duan të rikthehen te fitorja, megjithëse në kupë për të vazhduar në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, Brentfordi ka arkëtuar 20 pikë nga 16 ndeshje të zhvilluara dhe ndodhet në vend të 12-të në renditje.

Trajnerët Thomas Frank dhe Thomas Tuchel i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Brentfordit: Álvaro Fernández; Bech, Jansson, Pinnock; Canós, Baptiste, Jensen, Janelt, Henry; Wissa, Mbeumo

Formacioni startues i Chelseat: Kepa; Simons, Chalobah, Sarr; Azpilicueta, Saúl, Kovacic, Marcos Alonso; Soonsup-Bell, Barkley, Vale.

/Telegrafi/

Exit mobile version