Telegrafi

Chelsea kërkon mbrojtësin e Lazios

Chelsea e kanë kthyer vëmendjen e tyre për Stefan de Vrij pas dështimit për të përfunduar një marrëveshje për Kalidou Koulibaly.

Mbrojtësi holandez është një tjetër futbollistë në krye të listës së Bluve, pasi beteja e tyre me mbrojtësin e madh të Napolit ka ngecur.

Lazio do të linte të lirë 24-vjeçarin de Vrij, për një shifër rreth 15 milionë funte.

Lexo po ashtu Mou: Do të isha te Chelsea nëse do më përkrahte Abramovich

Kjo tarifë e mbrojtësit holandez nuk është e lartë dhe bosi i klubit londinez, Roman Abramovich, do të ishte i lumtur për të paguar.

Skuadra e Antonio Contes gjithashtu po vështrojnë edhe Victor Lindelof, mbrojtësi i Benficës, reprezentues suedez. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet