Chelsea e kanë kthyer vëmendjen e tyre për Stefan de Vrij pas dështimit për të përfunduar një marrëveshje për Kalidou Koulibaly.
Mbrojtësi holandez është një tjetër futbollistë në krye të listës së Bluve, pasi beteja e tyre me mbrojtësin e madh të Napolit ka ngecur.
Lazio do të linte të lirë 24-vjeçarin de Vrij, për një shifër rreth 15 milionë funte.
Kjo tarifë e mbrojtësit holandez nuk është e lartë dhe bosi i klubit londinez, Roman Abramovich, do të ishte i lumtur për të paguar.
Skuadra e Antonio Contes gjithashtu po vështrojnë edhe Victor Lindelof, mbrojtësi i Benficës, reprezentues suedez. /Telegrafi/