Telegrafi

Chelsea kërkon hakmarrje pas 30 viteve, ku pas humbjes, dhunës dhe trazirave kishin rënë nga elita e futbollit anglez (Foto)

Të hënën në Ligën Premier, do të zhvillohet një ndeshje e veçantë mes Chelseat dhe Middlesbrough, por që kthen pas shumë kujtime të hidhura për Blutë.

Mund të jenë bërë 30 vite, por për shumë anglez skenat e dhunës janë ende të freskëta, në atë kohë që ndodhën në Stamford Bridge dhe kjo sjell jo pak pikëllim.

Ishte një ndeshje play-off, ku njëra skuadër to të qëndronte në elitë e tjetra do të binte në Divisonin e parë.

Middlesbrough që erdhi nga një rang më poshtë në play-off kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-0.

Mijëra tifozë kishin marrë rrugën drejt stadiumit, por rezultati i ndeshjes së dytë ishte 1-0 dhe kjo do të thoshte largim nga elita për Chelsean.

Tifozët duke thyer dyert

Tifozët u zemëruan dhe thyen gardhin ku edhe sulmuan policët dhe lojtarët.

Lojtari i Chelseat i gjakosur

Një polic u plagos gjatë këtyre skenave tronditëse dhe duhej ta lëshonte fushën me barelë.

Polici i lënduar

FA kishte vepruar me shpejtësi për t’i ndëshkuar Blutë për këtë gjë.

Pesë ndeshjet e para në shtëpi, Chelsea i zhvilloi pa tifozë. Por kjo nuk i pengoi londinezët për tu kthyer në Divisionin e parë pas një viti.

Tifozët në fushë

Tri dekada më vonë Chelsea mund të hakmerret për këtë ku me një fitore sonte do ta dërgonte Middlesbrough në kategorinë e dytë të futbollit anglez (Championship).

Fitorja do ta afronte Chelsean edhe drejt titullit të kampionit me shtatë pikë ndaj Tottenhamin. /Telegrafi/