Të hënën në Ligën Premier, do të zhvillohet një ndeshje e veçantë mes Chelseat dhe Middlesbrough, por që kthen pas shumë kujtime të hidhura për Blutë.
Mund të jenë bërë 30 vite, por për shumë anglez skenat e dhunës janë ende të freskëta, në atë kohë që ndodhën në Stamford Bridge dhe kjo sjell jo pak pikëllim.
Ishte një ndeshje play-off, ku njëra skuadër to të qëndronte në elitë e tjetra do të binte në Divisonin e parë.
Middlesbrough që erdhi nga një rang më poshtë në play-off kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-0.
Mijëra tifozë kishin marrë rrugën drejt stadiumit, por rezultati i ndeshjes së dytë ishte 1-0 dhe kjo do të thoshte largim nga elita për Chelsean.
Tifozët u zemëruan dhe thyen gardhin ku edhe sulmuan policët dhe lojtarët.
Një polic u plagos gjatë këtyre skenave tronditëse dhe duhej ta lëshonte fushën me barelë.
FA kishte vepruar me shpejtësi për t’i ndëshkuar Blutë për këtë gjë.
Pesë ndeshjet e para në shtëpi, Chelsea i zhvilloi pa tifozë. Por kjo nuk i pengoi londinezët për tu kthyer në Divisionin e parë pas një viti.
Tri dekada më vonë Chelsea mund të hakmerret për këtë ku me një fitore sonte do ta dërgonte Middlesbrough në kategorinë e dytë të futbollit anglez (Championship).
Fitorja do ta afronte Chelsean edhe drejt titullit të kampionit me shtatë pikë ndaj Tottenhamin. /Telegrafi/