Telegrafi

Chelsea kërkon çerekfinalen në Kupën FA ndaj Barnsleyt, formacionet zyrtare

Chelsea do të luaj në udhëtim te Barnsley në kuadër të 1/8 së finales në Kupën FA.

Skuadra nga Championshipi anglez synon që t’i befasojë londinezët njësoj siç kishin bërë në 2008, kur e eliminuan në çerekfinale të Kupës FA pasi i mposhtën me rezultat 1-0.

Megjithatë sot gjërat janë më ndryshe pasi Chelsea shihet si favorit absolut për ta fituar këtë takim dhe për të kaluar tutje.

Dy skuadrat janë përballur katër herë mes vete, kur Chelsea ka tri fitore, për dallim nga një e Barnsleyt.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel e ka vendosur Kepa Arrizabalagan në portë, derisa i ka dhënë hapësirë edhe disa nga lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë në kampionat.

Formacionet zyrtare:

Barnsley: Collins, Brittain, Sibbick, Helik, Andersen, Styles, Mowatt, Kane, Chaplin, Adeboyejo, Woodrow.

Chelsea:  Kepa, Emerson, Christensen, Zouma, Alonso, Gilmour, Kante, Hudson-Odoi, Ziyech, Pulisic, Abraham.  /Telegrafi/