Chelsea thuhet se është i gatshëm të rikthej sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata, nga huazimi i tyre te Atletico Madridi.
Sulmuesi spanjoll, Morata mund të rikthehet së shpejti te Chelsea në Stamford Bridge.
Sipas mediumit britanik The Telegraph, Chelsea po kërcënon me rikthim të Moratas në qoftë se Atletico Madridi nuk do të të paguajnë 50 milionë funtet e marrëveshjes për sulmuesin.
Morata u bashkua me Atleticon në një marrëveshje huazimi 18 muajsh në janar, por Blutë mund ta zvogëlojë huazimin këtë verë nëse skuadra e Diego Simeones nuk e bën të qartë se ata duan ta nënshkruajnë atë përgjithmonë.
Spanjolli është i etur për të qëndruar te Atletico, por me Chelsean që përballet me ndalimin e transferimeve dhe Atleticon që do të paguaj 126 milionë euro për Joao Felix, ai mund të jetë i detyruar të kthehet në Stamford Bridge. /Telegrafi/