Antonio Conte është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe po kërkon të përforcohet nga Serie A.
Deri më tani londinezët janë refuzuar nga Juventus, Roma, Napoli dhe Milan për yjet e saj si Leandro Bonucci, Kostas Manolas, Koulibaly dhe Alessandro Romagnoli.
Por Conte nuk është dorëzuar dhe kërkon një mbrojtës tjetër nga Serie A.
Fjala është për anëtarin e Lazios, Stefan de Vrij i cili ka treguar formë të lartë dy vitet e fundit.
Fillimisht Chelsea kishte ofruar 20 milionë euro që janë refuzuar por tani kanë bërë gati ofertën e dytë.
Claudio Lottito presidenti i Lazios ka kërkuar 30 milionë funte për ta lënë të lirë lojtarin dhe Chelsea duket e gatshme për t’i shpenzuar këto para.
Gjatë këtyre dy ditëve pritet të ndodhë transferimi i De Vrijit në Londër. /Telegrafi/